Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: Prokurori propozoi 50 mijë € dorëzani për Rexhepin pas kërkesës së avokatit, ky është vendimi i Gjykatës për lirim

NULL NULL
nga Alberta Hyseni 18.06.2025 12:51

Raportimi i djeshëm i Klankosova.tv për lirimin e bujshëm të Agim Rexhepit pas një muaji në paraburgim për shitblerje të drogës, vuri në lëvizje shtetin. Trafikanti i dyshuar i drogës që ishte cak edhe për rastin e grupit kriminal në platformën ‘SkyECC’, ra në pranga të martën pasdite.

Vendimi për lirimin e tij u mor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, u nxor më 13 qershor, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Klankosova.tv ka siguruar aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, me atë të së cilit është aprovuar propozim – kërkesa për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë.

Rexhepi është obliguar që në emër të dorëzanisë të deponojë në Gjykatë, shumën prej 50 mijë euro, që siç doli, nuk i mjaftuan për ta ‘shijuar’ lirinë gjatë.

Gjykata Themelore ka arsyetuar vendimin e nxjerrë bazuar në propozimin e Prokurorisë, të datës 12 qershor 2025, pas kërkesës së mbrojtësit të Agim Rexhepit drejtuar Prokurorit të Shtetit.

Ky i fundit ka vlerësuar se me dorëzani, mundësohet sigurimi i prezencës së tij në këtë çështje penale.

“Prokurori i Shtetit, me propozimin PP.I.nr.86/2025 të datës 12.06.2025, i ka propozuar Gjykatës që të bëjë zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë në shumën prej pesëdhjetë mije (50,000.00) Euro, pasi që tani kanë pushuar shkaqet ligjore për të cilat është caktuar dhe vazhduar masa e paraburgimit si dhe me masën e dorëzanisë sigurohet prezenca e të pandehurit në procedure, po ashtu nga veprimet e hetimore deri me tani janë realizuar si është dëgjuar i pandehuri, është bërë kërkesa për ekzaminimi e drogës dhe telefonave. Andaj, Prokurori Shtetit ka jep pëlqimin për zëvendësimin e masës së paraburgim me masën e dorëzanisë pas kërkesës së mbrojtësit të pandehurit drejtuar Prokurorit të Shtetit.” – thuhet në vendimin që e ka parë Klankosova.tv.

Tutje, në aktvendim thuhet se nga të gjitha provat, gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet, si dhe është plotësuar kushti i marë për caktimin e masës së dorëzanisë.

“Gjykata këtë dyshim të bazuar e ka vërtetuar nga provat të cilat i janë bashkangjitur kërkesës për caktimin e paraburgimit dhe atë: Procesverbali i marrjes në pyetje për të pandehurin A. R. i datës 04.05.2025, Vërtetimi mbi sekuestrimin e përkohshëm të sendeve i datës 05.05.2025, Deklarimi i dëshmitarit A. R. i datës 05.05.2025, Procesverbali mbi kontrollin i datës 04.05.2025, në prezencë të mbrojtësit të tij, sekuestrimi i përkohshëm i provave apo pasurisë se specifikuar, procesverbali mbi kontrollin e objektit dhe banesave i datës 05.05.2025, në prezencë të mbrojtësit të tij, fotografi të substancës narkotike si dhe shkresat tjera të lëndës. “.

Burimet e Klankosova.tv po ashtu kanë bërë të ditur se Rexhepi ka premtuar para gjyqtarit, në seancën për caktimin e paraburgimit, se nuk do të fshihet dhe nuk do ta braktis vendqëndrimin – respektivisht do t’i përgjigjet me kohë ftesave të Policisë, Prokurorisë apo Gjykatës.

Masa të tjera alternative më të buta është vlerësuar se nuk do ta arrinin qëllimin, prandaj në rastin konkret, propozimi i Prokurorit të Shtetit është aprovuar.

Po ashtu, Gjykata ia ka tërhequr vërejtjen Rexhepit se në rast se nuk ju përgjigjet ftesave të Gjykatës dhe Prokurorisë, me aktvendim të gjykatës caktohet që vlera e dhënë si dorëzani të derdhet në fondin për kompensimin e viktimave, ndërsa ndaj tij menjëherë do të caktohet masa e paraburgimit.

I përfshirë edhe në rastin ‘Qielli i Thyer’

Agim Rexhepi tashmë ndodhet nën masën e ndalimit për rastin tjetër dhe akoma nuk dihet nëse është ushtruar kërkesa për masën e paraburgimit për këtë rast.

Ai dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të komunikimeve përmes platformës “SKY ECC”, e njohur për organizimin e aktiviteteve kriminale.

Prokuroria Speciale do ta hetojë Rexhepin, nën dyshimet për veprën penale ‘krimi i organizuar’, ‘lidhje me trafikimin e narkotikëve’ dhe ‘pastrimit të parave’.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv gjatë ditës së djeshme edhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Vërejtje:
Personi i
 përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Ekskluzive: Gjykata ‘dorëbutë’ ndaj Agim Rexhepit që u kap me 10 kg drogë në Prishtinë, e liron nga paraburgimi

 

Raportimi i Klankosova.tv për lirimin e trafikantit të drogës, Agim Rexhepi s’e shijon gjatë lirinë – arrestohet sërish

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.