Ekskluzive: Pamje të reja të të riut nga Lipjani para arrestimit (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 20:13 07.07.2025 20:13 Klankosova.tv ka siguruar ekskluzivisht pamje të reja para arrestimit të 27 vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta orët e para të mëngjesit të së hënës. I ndjeri shihet duke u larguar nga një veturë nga dy persona të tjerë. Ndërkohë, sipas raportit të policisë, viktima dyshohej se ishte në gjendje të dehur, derisa po sulmonte edhe kalimtarë e automjete në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Derisa, gjatë ditës së sotme, lidhur me rastin është rekomanduar suspendimi i pesë policëve për të cilën para se të konfirmohej zyrtarisht nga IPK raportoi Klankosova.tv Poashtu Klankosova.tv, raportoi pak më parë se policët që u suspenduan edhe u ndaluan për “vrasje nga pakujdesia”. Ndërkaq, i ndjeri është varrosur në varrezat e fshatit Banullë në orë 19:00. /Klankosova.tv Ekskluzive: Ndalohen pesë policë për ‘vrasjen nga pakujdesia’ të 27-vjeçarit në Lipjan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025