Ekskluzive: Osmani kërkon takim me Jasharin dhe Maqedoncin për çështjen e shujtave të FSK-së NULL NULL 12.10.2024 10:57 12.10.2024 10:57 Presidentja Vjosa Osmani në prani të ushtarëve Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është e shqetësuar për situatën e krijuar sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. “Presidentja Osmani ka përcjellë me shqetësim situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ndaj menjëherë ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së”. Në përgjigje të Kupinës, thuhet se e para e vendit ka kërkuar takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Po ashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes z.Maqedonci. Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional. Përndryshe, Presidentja Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre. Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025