EKSKLUZIVE: Marrëveshja që i jep fund krizës në Maqedoni NULL NULL 02/06/2015 02/06/2015 Është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund krizës politike në Maqedoni. Klan Kosova sjell ekskluzivisht draftin e ujdisë ndërmjet Kryeministrit Nikola Gruevski, kryeopozitarit Zoran Zaev, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit, në dorëzani të Komisionerit për Zgjerim në KE, Johannes Hahn. Mbtetet e paqartë se kush do të jetë kryeministër deri në zgjedhjet e parakohshme. Në llogarinë e tij në Facebook, Artan Grubi, kështilltari i Ali Ahmetit, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet liderëve, por nuk ka dhënë detaje. Drafti i marrëveshjes politike mes katër liderëve politikë në Maqedoni të cilin e posedon Klan Kosova. LSDM kthehet në Parlament, LSDM do ta udhëheq komisionin parlamentar anketues për përgjimet, Ndërprehet publikimi i “bombave” deri më 10 qershor 2015, Definohet formati i Qeverisë së Gjerë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ketë më shumë kompetenca, Zgjedhjet e parakohshme deri në fund të prillit 2016, Integrimi euro-atlantik prioritet, Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, 9.Raporte të mira ndërfqinjesore. Nëse kjo implementohet, në nëntor hapen negociatat me BE.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022