Ekskluzive: Ky është prizrenasi i dënuar me 3 vjet burgim për detyrim, dorëzohet pas disa vitesh në arrati NULL NULL 21.05.2025 14:09 21.05.2025 14:09 Personi i kërkuar nga drejtësia për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjetësh, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Detyrim”, tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë. Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se personi i ndaluar është Gzim Shtufi, 55 vjeç, nga fshati Shpenadi, Komuna e Prizrenit. Më 20 maj 2025, në kuadër të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatave 2025”, njësiti për urdhëresa pranë Stacionit Policor Prizren-Veri, pas disa tentativave të njëpasnjëshme dhe veprimeve operativo-hetimore, ka arritur të identifikojë vendndodhjen e Shtufit. Sipas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, Shtufi ishte dënuar me tre vjet burg për veprën penale “Detyrim”, në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës./Klankosova.tv.