Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për plagosjen në Emshir – arratiset

NULL NULL
23.04.2025 21:59

Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir në Prishtinë, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari për plagosjen është Valton Sadiku dhe se i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Në vend të ngjarjes janë policia dhe autoambulanca.

Në lidhje me ngjarjen, Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

lajme të ngjashme