Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: Ky është avokati i arrestuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim

NULL NULL
11.06.2025 19:33

Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë zhvilluar një aksion kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, që rezultoi me dy të arrestuar, një avokat dhe një instruktor, të dyshuar për veprime të kundërligjshme.

Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se avokati që ra në pranga të Policisë është Venhar Hana, i cili është i dyshuari kryesor në rast.

Hana, bashkë me instruktorin Ditmir I., instruktor dyshohen se me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore kanë falsifikuar një dokument, kanë legalizuar dokumente të falsifikuara dhe kanë mashtruar persona të ndryshëm duke shkaktuar dëm disa milionësh.

Sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, operacioni u zhvillua në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë ndaluar për shkak të veprave penale “Falsifikim i Dokumentit” nga neni 390, veprës penale “Legalizimi i Përmbajtjes së Rreme” nga neni 395 dhe veprës penale “Mashtrim” nga 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale në grumbullimin e provave./Klankosova.tv

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Dëme milionëshe, arrestohet në Prishtinë një avokat dhe një instruktor për mashtrim dhe falsifikim

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.