Ekskluzive: Kupa e Kosovës për meshkuj do të zhvillohet në Rahovec NULL NULL 11.02.2026 22:09 11.02.2026 22:09 Kupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, mëson ekskluzivisht redaksia jonë. Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, faza përfundimtare e kësaj gare do të zhvillohet në terren neutral, me Rahovecin që do të jetë nikoqir i spektaklit të radhës të basketbollit kosovar. Zgjedhja e palestrës “Mizair Isma” vjen si pjesë e synimit për të garantuar kushte të barabarta për skuadrat pjesëmarrëse. Trepça duke e mposhtur Borën në dy ndeshje duke u kualifikuar në finale, ndërsa e pret fituesin e duelit në mes të Bashkimit dhe Sigal Prishtinës ku prizrenasit janë shumë afër finales. /Klankosova.tv