EKSKLUZIVE: Kosovarët dhe ndërkombëtarët tërë natën punuan në draft NULL NULL 29.05.2015 18:36 29.05.2015 18:36 Një zyrtar i lartë ndërkombëtar në Kosovë ka deklaruar për Klan Kosovën se ishin dy arsye pse nuk u votua Gjykata Speciale në seancën e sotme në Kuvend. Zyrtari konfirmoi se sot nuk ishin siguruar votat e duhura “pro”, dhe se ka pasur mospajtime të theksuara mes vendorëve dhe të huajve mbi tekstin e ligjit për Speciales. Mbi të gjitha, ky burim që foli me kusht anonimiteti për Klan Kosova, e konfirmoi se efektin më të madh në atë që ndodhi sot e pati vendimi i gjykatës për Rastin Drenica. Televizioni ka mësuar se përfaqësues të BE-së kishin punuar gjatë tërë natës së kaluar me përfaqësuesit e qeverisë për të arritur një pajtim në lidhje me tekstin e draftit të dokumentit që do të vihej në votim sot në Kuvend – gjë që nuk u arrit. Një burim tjetër nga Qeveria ka thënë se ndërkombëtarët dështuan të sjellin një version final dhe të pranueshëm të draftit për ligjin e speciales. Por, zyrtari ndërkombëtar ka theksuar se “kosovarët e dinë mirë se cilat kanë qenë komentet tona për ligjin”. I njëjti ka thënë se nuk beson se gjykata do të votohet në fillim të javës së ardhshme. “Do të pritet edhe disa ditë për t’i parë efektet e Rastit Drenica”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë