Ekskluzive: Koordinatorja e OKB-së në Kosovë kërkon të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti (VIDEO) NULL NULL 02.06.2025 21:47 02.06.2025 21:47 Autori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi ka zbuluar se koordinatorja e OKB-së në Kosovë ka kërkuar që të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti. Gazetari gjatë transmetimit të emisionit, tha se në letrën e dërguar nga ajo tek agjencitë e OKB-së, thuhet se kjo kërkesë është bërë për shkak të mungesës së legjitimitetit të kësaj qeverie, njofton Klankosova.tv. “Sot kanë marrë agjencitë e UN-it letër nga koordinatorja e OKB-së në Kosovës që të mos mbajnë kontakte zyrtare me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, për shkak të mungesës së legjitimitetit, pra është një informacion ekzkluziv”, u shpreh tutje Kelmendi./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.