Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

EKSKLUZIVE: Jakup Krasniqi, të enjten në Kosovë

NULL NULL
08.10.2024 21:31
Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi
Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi

Nga: Bardha Shala

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të qëndrojë në Kosovë nga data 10-12 tetor.

Kështu ka marrë vesh Klan Kosova përmes burimeve.

Burimet i kanë thënë televizionit se meqenëse Krasniqi nuk arriti të marrë pjesë në varrimin e të vëllait (të dielën, 6 tetor), Gjykata ka marrë vendim që atij t’i lejohet ardhja në Kosovë këto dy ditë, “por me masa të kufizuara, të caktuara nga Gjykata”.

“Të drejtë takimi ka vetëm me familjarët e tij”, kanë thënë këto burime. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.