EKSKLUZIVE: Hashim Thaçi, intervistë në RUBIKON nga Haga (VIDEO) NULL NULL 23.07.2025 12:03 23.07.2025 12:03 Hashim Thaçi nga Haga rikthehet në Rubikon të Klan Kosovës, me intervistën ndër më të rëndësishmet në jetën e tij. Në një intervistë shumë të gjatë, me shumë peshë, jo vetëm për shkak të pozicionit prej nga jepet – qelia e paraburgimit – por edhe për shkak të thellësisë, ndjeshmërisë dhe sinqeritetit që e përshkon. Ish-Presidenti dhe ish-kryeministri flet hapur dhe në hollësi për të gjitha temat: – Si i ka parë këto 5 vjet të qëndrimit të tij në Hagë? – A e vlerëson si gabim votimin që ka mundësuar themelimin e Dhomave të Specializuara? – A e kishte ditur se do të mund të akuzohej edhe vetë dhe a do të votonte ndryshe për të sot? – Çka thotë për “akuzat” se ka qenë shumë i dëgjueshëm ndaj amerikanëve? – Çka ka përfituar Kosova nga bashkëpunimi i Thaçit me shtatë president të SHBA-së dhe me tetë sekretarë amerikanë të shtetit? – A ndjehet i tradhëtuar nga Perëndimi dhe SHBA-ja? – Çka do të bënte ndryshe në rrugëtimin e tij politik nëse do të kishte mundësi të kthehej prapa në kohë? – Çka thotë për sulmin në Banjskë dhe në Ibër Lepenc? – Çfarë pyetjesh ngreh përse këto sume ndodhën pikërisht në këtë kohë dhe çka thotë për ikjen e sulmuesve nga Kosova? – Si e sheh qeverisjen e Albin Kurtit? – Çka thotë për faktin se Kosova tash e më shumë se dy vjet ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian? – Çka thotë për Marrëveshjen e Washingtonit, për Presidentin Trump dhe Richard Grenell? – Si i sheh nga kjo distancë kohore dhe e rrethanave ngjarjet historike si debatet rreth shpalles së pavarësisë, se çfarë flamuri duhet të kishte Kosova, si cila do të duhej të ishte data? – Kujt ia kishte treguar të parit datën e shpalljes së pavarësisë? – Si e sheh pozicionin e serbëve të Kosovës dhe çka mendon se duhet të ndodhë? – Si e sheh ecjen e Kosovës dhe të Shqipërisë? – Çka thotë për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij në Shqipëri? – Për herë të parë edhe – si e sheh përfundimin e Procesit në Hagë? – Çka do të bëjë kur të kthehet në Kosovë? – Cili do të jetë angazhimi i tij publik? – A do të kthehet në politikë? – Hashim Thaçi flet me shumë emocion edhe për vizitën e tij në Kosovë për ta parë babain në spital dhe vizitën te varri i tij? – Cili ishte relacioni i tij me babain? – Çfarë këshillash i kishte dhënë ai ndër vite? – Cila ishte porosia e fundit e babait? – Si e ndjeu veten kur ishte i fundit t’i shkonte babait tek varri? Këto dhe shumë e shumë ekskluzivitete të tjera, në një ndër intervistat më të rëndësishme në 21 vjetët e Rubikonit, së shpejti me Hashim Thaçin nga Haga.