Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

EKSKLUZIVE: Gjendja e nxënësit që u rrëzua keq në orën e edukatës fizike dhe stafi arsimor në Mramor, e neglizhoi

NULL NULL
14.05.2025 21:04

Redaksia e klankosova.tv, ka siguruar pamje të nxënësit të lënduar sot në një shkollë  në Mramor.

Të njëjtat dëshmojnë qartë gjendjen në të cilën 13 vjeçari, është kthyer në shtëpi, pa asistencë të stafit arsimor, transmeton klankosova.tv.

Ngjarja ndodhi në shkollën fillore ”Avni Rrustemi”, ndërsa prindi i tij N.G, për klankosova.tv, thotë se djali i tij e ka njoftuar arsimtarin për lëndimet por ai nuk mori asnjë masë.

”I thotë arsimtarit ‘’Jam lendu’’, ai i thotë: ‘’Shko te mjeku’’, edhe nuk merret me të, i duhet me shku vet të mjeku në këtë gjendje më vjen djali në shpi pa kurrfarë lajmërimi”.

”As nga stafi menaxhues, as nga arsimtari i lëndës së edukatës fizike”, shprehet ai ndër tjera për klankosova.tv, me shqetësim dhe revoltë ndaj stafit arsimor ku fëmija i tij vijon mësimet.

Nxënësi 13 vjeçar lëndohet keq gjatë orës mësimore, prindi akuzon shkollën e Mramorit për mosreagim

lajme të ngjashme