Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë

NULL NULL
16.05.2025 11:31
Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës.

Më 29 janar 2025, rreth orës 14:50, Policia e Pejës ishte  njoftuar për rrahje në rrugën “Mikel Marku”, rast ky i cilësuar si “vrasje e mbetur në tentativë”.

Sektori Rajonal për Hetime, i mbështetur nga stacioni policor në Deçan dhe nga njësitet e Policisë në Gjakovë dhe në Gjilan, në kuadër të këtij rasti sot realizuan planin operativ.

Në vazhdën e hetimit, Klankosova.tv mëson ekskluzivisht se sot janë kryer bastisje në lokacione të ndryshme dhe janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 19 fishekë dhe 1 jelek antiplumb.

Dy persona janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u intervistuar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.