Ekonomia britanike tkurret më tepër sesa pritej NULL NULL 13.12.2023 09:04 13.12.2023 09:04 Ekonomia e Britanisë së Madhe është tkurrur gjatë muajit të kaluar më shumë sesa pritej. Kështu tregojnë të dhënat zyrtare, që sipas tyre familjet dhe bizneset po luftojnë me normat e larta të interesit. Bruto Prodhimi Vendor (GDP) ra për 0.3 përqind në tetor, sipas vlerësimit fillestar nga Zyra Kombëtare e Statistikave, raporton The Telegraph, përcjell KlanKosova.tv Fillimi i dobët i tremujorit të katërt vjen pasi ekonomia ishte keq në tre muaj deri në shtator. Drejtori i statistikave ekonomike, Darren Morgan tha se tetori “u përball me tkurrje në të tre sektorët kryesorë”, megjithëse goditja në ndërtim u tha të ketë ndodhur si pasojë e “motit të keq”. Kancelari Jeremy Hunt tha se “Është e pashmangshme që GDP-ja do të ulet ndërkohë që normat e interesit po bëjnë punën e tyre për të ulur inflacionin”.