Eklent Kaçi është kampioni i ri i botës në bilardo NULL NULL nga Jon Ajeti 11.09.2021 21:24 nga Jon Ajeti 11.09.2021 21:24 Eklent Kaçi nga Laçi ka arritur të fitojë në kampionatin e bilardos me 10 bila të zhvilluar në Las Vegas të SHBA-së, ku morën pjesë 64 lojtarë nga e gjithë bota. Në finale, 22-vjeçari mposhti japonezin Naoyuki me rezultatin 10-6 dhe duke u shpallur kampion i këtij turneu. Kaçi fitoi edhe një shpërblim prej 100 mijë dollarësh. Kujtojmë që në vitin 2018, Eklent Kaçi u shpall kampion i botës në bilardo me nëntë bila në turneun e zhvilluar në Doha të Katarit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.