Ekipi i xhudos arrin në Fshatin Olimpik të Tokios (FOTO) NULL NULL 21.07.2021 17:21 21.07.2021 17:21 Ekipi olimpik i xhudos është akomoduar në Fshatin Olimpik të Tokios, pas një jave të kaluar në Komunën e Sanjos. Ekipin e xhudos, në krye me trajnerin Driton Kuka, dhe pesë garueset me normë olimpike, i ka pritur shefi i misionit Jeton Rudari. Ata tashmë kanë arritur në hotel dhe do të vendosen në katin e 11-të të rezervuar për ta, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës. Kosova do të përfaqësohet në “Tokyo 2020” me 11 garues. Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” fillojnë më 23 korrik dhe do të mbyllet më 8 gusht. Ekipi olimpik i xhudos🥋🇽🇰 është akomoduar në Fshatin Olimpik të Tokios, pas një jave të kaluar në Komunën e Sanjos. Ekipin e xhudos, në krye me trajnerin Driton Kuka dhe pesë garueset me normë olimpike, i ka pritur shefi i misionit Jeton Rudari.#TeamKosova #Tokyo2020 pic.twitter.com/JKlPMmgha6 — NOC KOSOVO 🥇 (@NOCKOSOVO) July 21, 2021 11-shja jonë🇽🇰 do të vendoset në katin e 11-të të kësaj ndërtese, që për koinçidencë mbanë numrin 6️⃣, aq sa kemi norma olimpike.#TeamKosova #Tokyo2020 #OlympicVillage pic.twitter.com/UmtgWlJ7oQ — NOC KOSOVO 🥇 (@NOCKOSOVO) July 21, 2021