Ekipi i Klan Kosovës sjell atmosferën e madhe nga dueli Lille-Marseille (VIDEO) NULL NULL 05.12.2025 08:56 05.12.2025 08:56 Sonte do të luajnë Lille dhe Marseille, ndërsa një ekip i Klan Kosovës do të jetë i pranishëm për t’i sjellë shikuesve emocionet dhe zhvillimet më të fundit nga ndeshja. Gazetari i sportit në Klan Kosova, Lirim Peci, ka njoftuar se do të ketë lidhje të drejtpërdrejta, si dhe disa risi që do t’u prezantohen shikuesve gjatë transmetimit. Përveç raportimeve para dhe pas ndeshjes, ekipi do të vizitojë edhe qendrën stërvitore, ku do të shfaqen pamje ekskluzive nga përgatitjet e ekipeve përballëse. Qëndroni me Klan Kosova!