Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekipi i futbollit të Policisë së Kosovës, ia dorëzon drejtorit Hoxha trofeun e fituar në Greqi

NULL NULL
22.05.2025 16:19

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur sot në një takim solemn ekipin e futbollit të policisë, të cilët u shpallën kampionë në Policiadën Botërore “Copa Del Mare”, e mbajtur javën e kaluar në Greqi.

Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për këtë sukses të jashtëzakonshëm, ekipi i futbollit ia dorëzoi drejtorit Hoxha trofeun e fituar, duke e konsideruar atë si një arritje që iu përket të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve që ajo shërben, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë takimit, drejtori Hoxha shprehu falënderim dhe krenari për përfaqësimin dinjitoz të Policisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se ky sukses është fryt i disiplinës, përkushtimit dhe punës ekipore. Të gjithë pjesëtarët e ekipit u zotuan se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri drejt sukseseve të tjera, duke u angazhuar që edhe në të ardhmen të përfaqësojnë me nder Policinë e Kosovës, si në fushën e sigurisë, ashtu edhe në sport”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme