Ekipi i filmit “Shok” të mërkurën kthehet në Kosovë NULL NULL 29.02.2016 08:58 29.02.2016 08:58 Në një lidhje direkte nga Los Angeles ku po qëndron ende ekipi i filmit “Shok” në “Ora 7” në Klan Kosova ka folur drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku. Ai ka treguar për Klan Kosovën se të mërkurën ekipi i filmit “Shok” do të kthehen në Kosovë. “Të mërkurën ekipi i filmit “Shok” do të jetë në aeroportin e Prishtinës”. “Ne kemi filma shumë të mirë për t’i prezantuar botës, si p.sh., filmi “Babai”. “Është gjë e mirë që ne po ia rikujtojmë botës tmerret që kemi përjetuar përmes një filmi mjaft të mirë”. Zharku tregon se filmi “Shok” i ka hapur rrugë artistëve kosovarë në botë. “Me nominimin e filmit ‘Shok’ në Oscars ne kemi marrë një vëmendje dhe përkrahje jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por është hapur rrugë dhe shpresë për artistët kosovarë”. “Ne kemi qenë në festivalin e Berlinit ku vëmendje të madhe kemi marrë prej industrisë botërore të filmit”.