Ekipet mobile të vaksinimit nuk “ndezën” qysh pritej (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 04.01.2022 20:04 nga Arbreshë Uka 04.01.2022 20:04 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren po e sheh të panevojshëm angazhimin e disa ekipeve mobile si në pikën kufitare në Vërmicë dhe në lokacione të tjera të këtij qyteti. Kjo për faktin se nuk ka interesim për imunizim dhe disa qendra mjekësore po e vuajnë mungesën e resurseve humane për shkak të këtij procesi, njofton Klan Kosova. Mirëpo, pos këtyre edhe vaksinat po shkojnë dëm gjatë dy javëve të fundit tek ekipet mobile. Sepse një flakon i vaksinës Pfizer përmban gjashtë doza të kësaj kure dhe nëse këto nuk administrohen brenda gjashtë orëve prej momentit të hapjes së flakonit, sasitë e mbetura duhet të hidhen. Kryeshefi i QKMF-së në Prizren, Eshref Kryeziu, tha se në baza ditore përafërsisht hidhen 10 doza të vaksinës anti-COVID. Ndërkaq, Klan Kosova mëson se as në pikën kufitare në Merdarë dhe në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nuk ka fare interesim për vaksinim. Televizioni merr vesh se për shkak të këtyre ngjarjeve, Komiteti i Imunizimit po e shqyrton mundësinë për ndërprerjen e punës së ekipeve mobile në disa lokacione.