Egjiptianët me paradë mahnitëse dërgojnë 22 mumie në muzeun e ri (VIDEO) NULL NULL 04.04.2021 13:10 04.04.2021 13:10 Në Egjipt është mbajtur një paradë të shtunën ku është festuar transportimi i 22 mumieve mbretërore. Mumiet janë transportuar nga Kajro qendrore për në muzeun e ri masiv që ndodhet në jug të kryeqytetit, transmeton Klan Kosova. Parada e projektuar për të shfaqur trashëgiminë e pasur të vendit, kaloi përgjatë Nilit nga Muzeu Egjiptian me pamje nga Sheshi Tahrir, në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian të sapo hapur në lagjen Fustat, ku ishte vendosur kryeqyteti i parë Islamik i Egjiptit. Mumiet u transportuan me kamionë të pajisur me klimë dhe të zbukuruar me dizajn faraonik. Automjetet janë dizajnuar në atë mënyrë që të duken si anijet e lashta të përdorura për të transportuar faraonët e vdekur në varret e tyre. Shumica e mumieve i përkasin Mbretërisë së Re antike, e cila sundoi Egjiptin midis vitit 1539 p.K. deri në vitin 1075 p.K. Ato përfshijnë Ramses II, një nga faraonët më të famshëm të vendit dhe Mbretëreshën Hatshepsut, gruaja e vetme e Faraonit të Egjiptit – e cila mbante një mjekër të rreme për të depërtuar në traditën që u kërkonte grave të mbanin vetëm role dytësore në hierarkinë mbretërore. Mumiet e 18 faraonëve dhe katër mbretërve të tjerë – u varrosën fillimisht rreth 3,000 vjet më parë në varre të fshehta në Luginën e Mbretërve dhe vendin afër Deir el-Bahri. Të dy zonat janë afër qytetit jugor të Luxor. Varret u gërmuan për herë të parë në shekullin e 19-të. Pas gërmimit, mumiet u dërguan në Kajro me anije që lundruan në Nil. Disa ishin shfaqur në kuti qelqi, ndërsa të tjerët ishin ruajtur. Parada filloi pasdite vonë dhe u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të vendit dhe stacionet e tjera satelitore. Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi, i cili do të mirëpresë mumiet në muzeun e ri, shkroi në Twitter: “Kjo skenë madhështore është një provë e re e madhështisë së këtij populli, ruajtja e këtij civilizimi unik që shtrihet në thellësitë e historisë.” klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Michael Madsen – aktori i filmave “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill: Vol. 2” 03/07/2025