Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Egbo e nis aventurën te Prishtina me fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit

NULL NULL
28.10.2023 21:25
photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina ka fituar ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Jalen Blesa në minutën e 43’. Me këtë gol ka përfunduar pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Gjilani e ka barazuar rezultatin me anë të Ismailit, në minutën e 85’.

Megjithatë, në skenë doli edhe njëherë Blesa në minutën e 93’..

Kështu Emmanuel Egbo e nis me fitore aventurën te Prishtina.

Prishtina pas fitores kalon në vendin e katërt me 19 pikë të grumbulluara nga 11 ndeshje. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.