Vitamina E në lëkurën dhe flokët tuaj NULL NULL 18.10.2015 22:51 18.10.2015 22:51 Vitamina është lëndë ushqyese që luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionet vitale të trupit. Jo vetëm që është anti-oksidant i fuqishëm, por ky vitamin forcon sistemin imunitar dhe në anën tjetër i bën më të shëndetshme flokët tuaja dhe lëkurën. Vitamina E është e pranishme në shumë ushqime duke përfshirë drithërat, farat, arrat, vajin e kokosit, vajin e ullirit, avokadon dhe zarzavatet me gjete. Ja disa nga benefitet e jashtëzakonshme të vitaminës E në lëkurë e në flokë I lufton rrudhat Vitamina E për një kohë të gjatë është përdorur në kozmetikë për prodhimin e kremrave që i luftojnë rrudhat dhe shenjat tjera që tregojnë plakjen. Si anti-oksidant i fortë, vitamina E ndihmon në reduktimin e dëmeve që oksidimi ia shkakton qelizave të trupit. E kombinuar me vitaminën C, Vitamina E mund të veprojë si një mbrojtës natyral nga dielli, për shkak se e mbron lëkurën nga dëmi që ia shkakton rrezitja e cila e rrit rrezikun e kancerit në lëkurë. Ndikon në rritjen e flokut Vitamina E i zgjeron enët e gjakut dhe nxit rritjen e kapilarëve, të cilët e rrisin qarkullimin e gjakut në kokë dhe kështu promovohet rritja e flokëve të shëndetshme. Kjo vitaminë ndihmon në riparimin e flokëve të dëmtuara. E përdorur drejtpërdrejtë në flokë, kjo vitaminë u jep flokëve volum dhe shkëlqim. E zbut lëkurën e thatë Vitamina E është ilaçi më i mirë i lëkurës së thatë e cila forcohet, e posaçërisht për duart. Zakonisht tregon rezultate kur duart çahen nga i nxehti dhe i ftohti. I shëron buzët e qara Plasaritjet në buzë gjatë periudhës së dimrit bëhen të padurueshme. Në këtë rast vjen në ndihmë Vitamina E, e cila mund të jetë shumë efektive pasi që i shëron buzët shumë shpejtë.