Efektet e shëndetshme të qepës së kuqe NULL NULL 16.09.2015 08:44 16.09.2015 08:44 Qepa e kuqe është një produkt që ndikon në mbrojtjen e shëndetit. Duhet të bëni kujdes që gjatë përgatitjes të mos e zieni apo piqni tepër, sepse humb substancat shëruese, prandaj pikërisht për këtë arsye duhet ta konsumoni të papërpunuar. Disa nga vetitë kuruese të qepës janë; Parandalon rritjen e qelizave të kancerit Qepa është e pasur me substancat e squfurit që e mbrojnë organizmin nga kanceri i lukthit, zorrës së trashë, kancerit të gjirit, mushkërive dhe prostatës. Ndikon edhe kundër baktereve në sistemin urinar. Kontrollon diabetin Qepa e kuqe e papërpunuar shton prodhimin e insulinës. Nëse vuani nga diabeti, keni arsye të mirë që rregullisht të hani qepë të papërpunuar. Shëron kapsllëkun Nëse ju mundon kapsllëku, do t’ju ndihmojnë fibrat që gjenden në qepën e kuqe. Qepa largon helmet dhe forcon qelizat e ushqimit nga zorrët. Shëron infeksionin e fytit Nga qepa e kuqe mund të përgatitni lëng. Ai shumë shpejt ju largon nga zona e gripit, ftohjes apo dhimbjeve dhe infeksioneve në fyt. Problemet me gjakrrjedhjen nga hundët Nëse keni telashe me gjakrrjedhjen në hundë, qepa e kuqe mundet ta ndalojë këtë. Nëse ju rrjedh gjak, merrni aromë për një kohë qepës së kuqe, transmeton albeu.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.