Efektet e krundeve në shëndetin e zorrëve NULL NULL 16.12.2015 15:30 16.12.2015 15:30 Sipas një studimi më të fundit mësohet se krundet kanë një rol të rëndësishëm në pastrimin dhe shëndetin e zorrëve. Njerëzit që konsumojnë drithrame përmbajtje krundesh shkojnë në tualet më shpesh dhe më thjeshtë, në krahasim me ata që konsumojnë drithra të zakonshme, këta të fundit shpesh ndihen më të fryrë dhe më të lodhur. Ky rezultat ka dalë nga një studim i fundit i bërë nga një grup shkencëtarësh danez, të cilët kanë analizuar dy grupime njerëzish, në lidhje me konsumin e krundeve në dietat e tyre ushqimore, transmeton albeu. Nga grupi i studiuar u vu re se në regjimin e tyre ushqimor, produkte me krunde, si buka, makaronat, orizi, etj, kishin një rezultat më të mirë në tretje. Këta individë vërtet kishin edhe efektin e gazrave, por për mjekët kjo është një shenjë e mirë, që ju po ushqeheni shëndetshëm. Ndërkohë studimet e mëparshme kanë treguar se drithërat mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të diabetit dhe ndihmojnë në mbajtjen e trupit në formë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.