Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Westbrook i pari me 20-20-20 që prej Chamberlain (VIDEO)

NULL NULL
03.04.2019 11:57

Russell Westbook ka shënuar 20 pikë, 21 kërcime dhe 20 asistime në fitoren e Oklahoma City Thunder ndaj Los Angeles Lakers me rezultat 119-103.

Ai u bë lojtari i parë që arrin shifra të tilla të dyshifrorit të trefishtë që prej legjendës së NBA-së, Wilt Chamberlain i cili kishte luajtur në vitet e 60-ta dhe të 70-ta.

Megjithatë, koshashënuesi më i mirë për Thunder në këtë ndeshje ishte Jeremy Grant me 22 pikë, ndërkaq te Lakers më së shumti pikë pati Kentavius Caldwell Pope, me 23 sosh.

Kështu, Thunder e realizuan fitoren e tyre të 45-të, për dallim nga Lakers që e shijuan humbjen e 43-të në këtë edicion të NBA-së.

https://www.youtube.com/watch?v=BWN5ntLSfMI

lajme të ngjashme