Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edumedia: “Deepfake” apo mashtrimi i thellë (PROMO)

NULL NULL
13.04.2021 18:06

Të mërkurën kthehet në Klan Kosova, sezoni i ri i Edumedia, ciklit të emisioneve kushtuar edukimit medial.

Tema e parë që trajtohet është “Deepfake”, apo, mashtrimi i thellë, siç mund të quhet ndryshe ky proces i shtrembërimit të madh të fakteve, falë teknologjisë.

Kush janë personat më me nam që pësuan falë mashtrimit me ‘deepfake’?

Kur nisi të përdoret ky lloj i manipulimit teknologjik dhe pse po konsiderohet si shumë efikas, nga ata që po e aplikojnë atë?

Qysh mund ta dallojë publiku që një prodhim i tillë është ‘deepfake’, e jo i vërtetë?

Cili politikan kosovar u bë viktimë e një manipulimi të tillë?

Për t’i marrë përgjigjet në këto e shumë pyetje tjera, ndiqeni, të mërkurën, nga ora 22, Edumedia, një emision i përbashkët i Klan Kosova dhe OSBE-së kushtuar edukimit medial.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.