Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edon Maxhuni e nis me fitore avanturën te ekipi i ri

NULL NULL
nga Jon Ajeti 25.09.2021 10:12

Basketbollisti Edon Maxhuni,e ka filluar me sukses stinorin ri me skuadrën holandeze Heros Den Bosch duke regjistruar fitoren e parë.

Maxhuni në ballafaqimin kundër ekipit ZZ Lieden, ishte me efikasi në parket duke realizuar 20 pike, teksa shtoi pesë asistime dhe pati dy topa të vjedhur njofton Klan Kosova.

Te ekipi i ri, Maxhuni përveç se do të luaj në kampionatin e përbashkët mes Holandës dhe Belgjikës gjithashtu do të garoj edhe në FIBA Europe Cup.

23 vjeçari muaj më parë është transferuar te Heros Den Bosch nga ekipi estonez Parnu ku arriti të dal nënkampion i këtij shteti si dhe hyri në pesshën më të mirë të stinorit atje.

Ndryshe basketbollisti me prejardhje nga Kosova, karrierë ka zhvilluar edhe në Finlandë, Spanjë dhe Amerikë. Ai është reprezentues i rregulltë i kombëtares së Finlandës.

lajme të ngjashme