Edita Tahiri: Shqiptarët e Bursës të investojnë në Kosovë NULL NULL 31.05.2016 11:46 31.05.2016 11:46 Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri dje ka marrë pjesë në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar të Ballkanit të katërtin me radhë në Bursa të Turqisë, të organizuar nga Rumelisiad, organizatë kjo e themeluar nga biznesmenët shqiptarë dhe emigrantët tjerë të ardhur në Turqi nga vendet e Ballkanit. Në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja Tahiri ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi ekonomik mes shteteve të Ballkanit dhe Turqisë dhe ka kërkuar që investimet e Turqisë të rriten edhe në Kosovë duke u bërë thirrje sidomos shqiptarëve të Bursës që të investojnë në Kosovë duke u kërkuar atyre t’i shtrijnë bizneset në vendlindjen e të parëve. “Ju, biznesmenët shqiptarë që jetoni në Bursa dhe anë e mbanë Turqisë keni dy vendlindje, andaj, ky është një obligim i dyfishtë për ju, sepse ju takon që të investoni në Turqi si vendi ku jetoni, por edhe në Kosovë dhe në mbarë tokat shqiptare prej nga keni ardhur”, tha Tahiri. Tahiri ka thënë se ashtu si është bërë Bursa një fuqi ekonomike, duhet të kontribuohet edhe për Kosovën që të bëhet një fuqi ekonomike, transmeton Klan Kosova. Ajo ka thënë gjithashtu se Kosova po zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe ka potenciale të mëdha ekonomike dhe burime njerëzore të përgatitura për standardet e ekonomisë së tregut modern, për këtë arsye Kosova është një vend me interes për investime të jashtme. “Fizibiliteti për investime ekonomike në Kosovë është pozitiv dhe kjo besoj është garanca më e mirë për ju investitorët, sepse Kosova ka bërë reforma legjislative në favor të investimeve strategjike dhe ka krijuar mekanizma për garantimin e investimeve”. Tahiri ka thënë se “Kosova tashmë ka hyrë në rrugën zyrtare të integrimit në BE, me hyrjen në fuqi të MSA-së dhe vendimi për liberalizimin e vizave ka nxjerrë qytetarët e Kosovës nga izolimi i padrejtë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 24 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day