Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edita Tahiri krenare për Memli Krasniqin: Student i shkëlqyer dhe lider politik vizionar

NULL NULL
03.07.2025 10:37

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe një prej figurave të njohura politike, Edita Tahiri, ka ndarë një dedikim të veçantë për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Përmes një postimi publik, Tahiri e ka cilësuar Krasniqin si një lider politik vizionar dhe ka treguar se ai ishte një ndër studentët e saj më të shkëlqyer gjatë studimeve në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, transmeton klankosova.tv.

”Kënaqësi e veçantë për mua ta shoh studentin-lider politik vizionar. Memli Krasniqi ishte student i imi i shkëlqyer i shkencave politike në UP”, ka shkruar Tahiri ndërsa ndan një fotografi të përbashkët nga pjesëmarrja e tyre në festën e Pavarësisë së SHBA-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.