Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edit Shkreli, bëhet gjyqtarja e parë shqiptare në New York

NULL NULL
09.12.2023 17:51

Edit Shkreli është betuar dje në Gjykatën Supreme të Bronksit, duke u bërë gjyqtarja e parë shqiptare në New York.

Në lidhje me këtë ka njoftuar edhe shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka,

“Duke folur në Gjykatën Supreme të Bronksit, në ceremoninë e betimit të gjyqtares Edit Shkreli, të parës gjyqtare shqiptaro-amerikane të Nju Jorkut”, shkroi Reka.

“Para senatorëve, gjyqtarëve e prokurorëve amerikan, Editi na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve!”.

Ndërkohë, ish-drejtori i Policisë së Përgjithshme në Shqipëri, Gledis Nano, ishte i ftuar në ceremoninë e emërimit të saj.

Nano, theksoi se ishte një moment emocionus për të.

“E mirëprita me kënaqësi ftesën nga Edit Shkreli, mikes së hershme të familjes time, për të qenë dëshmitar në këtë ceremoni të rëndësishme të pranimit të saj, si gjyqtare pranë Gjykatës Supreme të Bronx, Neë York”, shkroi Nano.

“Ishte emocionues qendrimi përkrah një pioniere që mishëron drejtësinë dhe përsosmërinë profesionale, si gjyqtarja e parë shqiptare në gjykatën Amerikane”.

“Ky nuk është vetëm një angazhim personal, por një gur kilometrik që gdhend historinë e arritjeve shqiptare në botë”.

“Jam i krenuar për përfaqësimin e trashëgimisë sonë të përbashkët shqiptare në një skenë tejet prestigjioze”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.