Edi Rama uron mësimdhënësit për 7 Mars NULL NULL 07.03.2025 07:39 07.03.2025 07:39 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e nisi me urim për të gjithë mësuesit me rastin e shënimit të 7 Marsit. Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehu mirënjohjen e tij për mësimdhënësit, transmeton Klankosova.tv. “Mirëmëngjes, dhe me mirënjohjen për mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët tanë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkroi ai.