Edi Rama promovon “Kurbanin” në Beograd NULL NULL 13.10.2016 10:35 13.10.2016 10:35 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të promovojë sot në në orën 18:30 në Beograd librin e tij “Kurban” të përkthyer në gjuhën serbe, njofton Klan Kosova. ” Žrtvovanje” që titullohet në serbisht “Kurban-i”, është botuar nga shtëpia botuese “Samizdt”. Por ky libër nuk është e vetmja arsye e qëndrimit të kreut të ekzekutvitit shqiptar në Serbi. Atje, ai po merr pjesë në Forumin për Siguri që po mbahet në kryeqyetin serb, njofton Klan Kosova. Ndërsa, nesër udhëton për në qytetin e Nishit, ku do të mbahet një takim i sipërmarrësve shqiptaro-serbë dhe do të promovohet projekti i rikonstruksionit të autostradës Nish-Durrës.