Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edi Rama pritet nga Papa Françesku, i dhuron dorëshkrime të Gjergj Fishtës (VIDEO)

NULL NULL
27.11.2021 20:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë të shtunës qëndroi në Vatikan për shkak të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë.

Rama u mirëprit nga Papa Françesku në Vatikan, ku dhe i dhuroi Papës disa ikona, dorëshkrime  dhe një letër të Gjergj Fishtës, njofton Klan Kosova.

Nga Roma, Rama bëri të ditur se në Shqipëri do të ndërtohet një faltore kushtuar Shën Terezës.

Kryeministri  Rama së bashku me familjen e tij vendosi edhe lule tek varri i Papa Klementi XI, i cili ishte shqiptar dhe ndryshe është quajtur Papa Albani, si dhe te ai i Papa Gjon Palit të Dytë.

Kronikë nga Mergime Taraku.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.