Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edi Rama në Prishtinë, merr pjesë në promovimin e librit të Enver Hoxhajt

NULL NULL
20.06.2022 08:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot po qëndron në Kosovë.

Sipas agjendës së publikuar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, Rama merr pjesë edhe në promovimin e librit “Përplasja e madhe” të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm.

Libri, flet për luftën hibride të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit, përvojat dhe situatat e ndryshme që Hoxhaj sa ishte ministër i jashtëm i Kosovës kishte hasur, e që lidheshin me luftën e Rusisë kundër Kosovës.

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë nisi dje, dhe i shoqëruar me disa ministra të kabinetit të tij ai vizitoi familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe po ashtu, vizitoi dy nga fabrikat eksportuese më të mëdha kosovare të Devolli Corporation – M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit dhe Comodita në Gjakovë.

 

lajme të ngjashme