Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edi Rama lëvdon gratë, kritikon dhe veten (VIDEO)

NULL NULL
18.04.2025 20:29

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi në Kurbin vajzat dhe gratë e qarkut Lezhë. Ai sqaroi deklaratën e tij se pse burrat pa gratë janë siç thotë ai, çyrykë, duke përfshirë edhe veten.

Ai vazhdoi më tej, duke sqaruar deklaratën tjetër me vajzat dhe të dashurit, apo pse ka vendosur që kundërshtarëve t’u përgjigjet me humor e jo me gjuhën e tyre.

Rama arriti në konkluzionin se i intereson më tepër vota e grave sesa e burrave në këto zgjedhje.

Por ai u bëri të qartë se 11 maji nuk është një bast partish, por një zgjedhje me PS dhe në BE, ose me të tjerët dhe larg Evropës.

Ai shpalli edhe objektivin në Lezhë, një përmbysje me një rezultat 4-3 për Partinë Socialiste.

 

lajme të ngjashme