Edi Rama e nis ditën me pamjet e koncertit në sheshin Skenderbej NULL NULL 29.07.2022 09:12 29.07.2022 09:12 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me pamjet e koncertit të mbrëmshëm në sheshin Skenderbej në Tiranë ku performuan artistë të shumtë, njofton Klankosova.tv. Shqipëria festoi të enjten 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me ShBA-të dhe hapjen e negociatave me BE-në. Në koncert morën pjesë mijëra njerëz të cilët bashkë me Ramën dhe të tjerë festuan këtë ditë të veçantë për Shqipërinë. “Me shijen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme të Tiranës, kryeqytetit europian të rinisë 2022, që festoi lidhjen 100 vjet më parë me Shtetet e Bashkuara dhe atë 10 ditë më parë me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të qetë”, ka shkruar kreu i qeverisë shqiptare.