Edi Rama e nis ditën me fitoren historike të Kosovës në Suedi (VIDEO) NULL NULL 14.10.2025 08:09 14.10.2025 08:09 Kombëtarja e Kosovës, mbrëmë e arriti një fitore historike në Goteburg kundër Suedisë me rezultat 0:1. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka nisur ditën pikërisht me pamje nga stadiumi “Strawberry Arena”, aty ku tifozët shpalosën një flamur gjigant “Kuq e zi”. Rama iu gëzua fort fitores së “Dardanëve”. “MIRËMËNGJES dhe me flamurin gjigand që i priu mbrëmë fitores historike të Kosovës në fushën e Suedisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.