Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe Wolfsburg mendon për refugjatët

NULL NULL
11.09.2015 18:19

Klubi nga Bundesliga, Wolfsburg ka planifikuar që në ndeshjen me CSKA Moscow, që zhvillohet në kuadër të Champions League, të ftojë rreth 1.200 refugjatë për ta përcjell atë.

Bota e futbollit ka ofruar mbështetje për refugjatët sirian që kohën e fundit e kanë pushtuar Evropën.

Kështu drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur që këtyre njerëzve të iu ofrojë një natë të këndshme.

Por kjo nuk është krejt ajo çfarë ky klub mendon të bëjë për këta refugjatë, ata po ashtu kanë planifikuar që të ndajnë nga çdo biletë e shitur nga një euro, si ndihmë për ta, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme