Edhe Vjosa Osmani merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë NULL NULL 29.02.2024 08:46 29.02.2024 08:46 Agjenda Liderët e rajonit mblidhen sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Sipas Top Channel, aty do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Emrat e udhëheqësve të cilët marrin pjesë në këtë takim janë: Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut Vjosa Osmani– Presidente e Kosovës Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin