Edhe Veton Berisha i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes NULL NULL 01.07.2025 11:17 01.07.2025 11:17 Deputeti nga komuniteti egjiptian Veton Berisha, ka deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani, me liderët e partive politike parlamentare në vend. Berisha tha se pas vendimi të Kushtetueses duhet të ketë reflektim nga të gjithë. “Ka thënë se duhet të kemi kompromis, duhet të kemi konsensus. Konsensusin siç po shihet nuk e kemi. E kemi një afat ditor dhe pas këtij afati duhet të dimë se çfarë duhet të bëjmë, deklaroi Berisha. “Kryeministri duhet të bëj kompromis. Është në detyrën e tij”, theksoi ai *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.