Edhe tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19 NULL NULL 21/04/2020 21/04/2020 Deri tani zyrtarisht janë tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili. Rasti i parë është një grua 36 javëshe e cila është vetizoluar në shtëpinë e saj në Prishtinë, një tjetër grua poashtu 36 javëshe e cila po trajtohet në Klinikën Infektive si dhe rasti i tretë është një grua 25 javëshe nga Shtimja e cila po është vetizoluar në shtëpi, njofton Klan Kosova Po ashtu është edhe një grua shtatëzënë të cilës i janë marrë mostrat për testim edhe janë në pritje të rezultatit. Doktor Jakupi tregoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile edhe e mirë. Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë gruaja shtatzënë nga Gjakova, e cila ishte e prekur me koronavirus, teksa numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 16.
Kosova Kelmendi: S’po shohim dialog të mirëfilltë, Beogradit t’i bëhet më shumë presion (VIDEO) 15 minuta më parë