Edhe sot tre të vdekur me COVID-19 NULL NULL 07.10.2020 15:04 07.10.2020 15:04 Edhe sot sikur dje tre persona kanë humbur betejën me COVID-19. Rastet e vdekjes kanë ndodhur një rast nga Klinika Infektive – QKUK, një rast nga spitali rajonal Gjilan dhe një rast nga spitali rajonal Prizren, njofton Klan Kosova Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 638. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri.