Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe sot stuhi në Kosovë, ekipet e KEDS mobilizohen për të rikthyer gjendjen në normalitet

NULL NULL
27.06.2024 18:17
Stuhi mbi Kosovë, foto nga KEDS
Stuhi mbi Kosovë, foto nga KEDS

Meteorologët për ditën e sotme kanë paralajmëruar stuhi nëpër disa vende të Kosovës. Aktualisht një stuhi, e përcjell me erëra të forta, shi e zbrazje atmosferike, ka kapluar rajonin e Ferizajt, posaçërisht Kaçanikun e Shtërpcën, dhe rajonin e Gjilanit.

Si rrjedhojë, disa dalje tashmë janë jashtë funksionit, ka njoftuar KEDS, përcjell Klankosova.tv.

Ekipe të shumta të KEDS-it tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për të rikthyer gjendjen në normalitet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.