Edhe Rahoveci barazon serinë e gjysmëfinaleve ndaj Yllit NULL NULL 02.05.2021 22:46 02.05.2021 22:46 Rahoveci ka barazuar në 2 mw 2 serinë ndaj Yllit. Rahovecianët fituan me rezultat 65:68. Fitorja e sotme e vreshtarëve e detyron Yllin të udhëtojë në Rahovec të martën për të vendosur njërin nga finalistët e Superligës së Kosovës në Basketboll, njofton Klan Kosova. Edhe pse Rahoveci nuk e humbi asnjë çerek, “vreshtarëve” iu ngushtua rezultati në minutat e fundit të ndeshjes, por Ylli nuk mundi ta përmbyll lojën me fitore. Vendimtar në fitoren e Rahovecit ishte, Ed Daniel, me 23 pikë, e 19 kërcime. Ndeshjet që përcaktojnë finalistët e Superligës në Basketboll, luhen të martën ku Ylli udhëton në Rahovec dhe Peja udhëton në Prizren.