Edhe policë të lënduar gjatë përplasjes së fundit në Maqedoni NULL NULL 09.05.2015 09:17 09.05.2015 09:17 Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski, ka thënë se policia ka ndërmarrë një aksion pas informacioneve për lëvizje të një grupi të armatosur në atë pjesë të Kumanovës. Burime të larta në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë kanë konfirmuar për “Lajm” të Maqedonisë se disa policë janë lënduar gjatë përleshjeve të armatosura mes policisë dhe një grupi të armatosur, qe ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Kumanovë. “Mund të konfirmoj me siguri se disa policë janë të lënduar, por tani për tani nuk posedoj informata tjera”, tha për Lajm burim i lartë në MPB, i cili insiston të mbetet anonim deri sa nuk përfundon zyrtarisht aksioni. “Me të dhëna më të detajuara me siguri do të dalë zëdhënësi i policisë pas përfundimit të aksionit”, tha i njëjti burim. Më herët gazetarja e Al Jazeera Balkans, Milka Smilevska deklaroi për Lajm se ka parë së paku dy policë të lënduar që janë sjellë në Qendrën Klinike në Shkup. “I pashë dy policë duke i futur në emergjencë, kurse më pas kolegët e tyre dolën me qarshafë të përgjakur”, tha Snilevska e cila në ato momente gjendej brenda Qendrës Klinike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Izraeli s’do zgjidhje diplomatike me Iranin – evropianët takohen me të dërguarin e Teheranit në Gjenevë 10 minuta më parë
Lajme Trumpi sanksionon kompani të huaja për të kufizuar aftësitë ushtarake të Iranit 11 minuta më parë
Kosova Tahiri: Kollapsin energjetik e solli VV, energjinë e trajtuan si pronë partiake 13 minuta më parë