Edhe një pikturë deformohet nga tentimi për ta restauruar NULL NULL 7 muaj më parë 7 muaj më parë Një kopje e pikturës nga artisti i barokut, Bartolome Esteban Murillo, është deformuar nga restaurimi që i është bërë. Koleksionusi i veprave të artit kishte paguar 1 mijë e 200 euro që ajo të pastrohej nga një restaurues orendish, sipas Europa Press. Sidoqoftë, pavarësisht dy tentimeve për ta rregulluar, piktura “Ngjizja e patëmetë” ka mbetur më shumë me të meta se me vlera. Ky incident ka rikthyer vëmendjen e një tjetër shkatërrimi pikture në tentim restaurimi që kishte ndodhur më 2012. Një e moshuar kishte provuar që ta rregullojë një freskë të çmueshme të Jezu Krishtit në një kishë lokale afër Zaragozës. Mirëpo puna e saj e tmerrshme kishte bërë që piktura të quhej nga disa si “Krishti Majmun”. Në Spanjë nuk ka ndonjë ligj që ndalon njerëzit që t’i restaurojnë veprat artistike edhe nëse ata nuk i kanë shkathtësitë e nevojshme.