Edhe një kosovar debutoi në Superligën e Turqisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe një kosovar debutoi në Superligën e Turqisë

NULL NULL
30.01.2023 16:15

Amar Gërxhaliu ka debutuar në fundjavë me Antalyasporin kundër Ümraniyesporinit në Superligën turke. 20-vjeçari u inkuadrua në fushë në minutën e 72-të, duke zëvendësuar Omer Toprakun.

Gërxhaliu luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe verën e kaluar u transferua nga Vushtrria, fillimisht me AntalyasporU19, për t’iu bashkuar më pas ekipit të parë.