‘Edhe në këtë orë, Forcat Ajrore vazhdojnë të sulmojnë Iranin’ – thotë ushtria izraelite NULL NULL 14.06.2025 20:56 14.06.2025 20:56 Foto: AFP Zëdhënësja kryesore e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Effie Defrin, tha se “edhe në këtë orë, pilotët e Forcave Ajrore vazhdojnë të sulmojnë dhe të kryejnë sulme të gjera në zona të ndryshme të Iranit”. “Një seri sulmesh që nuk janë ndalur për gati 40 orë dhe përfshijnë më shumë se 150 objektiva. Fokusi i sulmeve në 24 orët e fundit, Teherani”, shton ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Në një konferencë televizive, Defrin thotë se Izraeli shënjestroi një vend nëntokësor në Iranin perëndimor “të përdorur për ruajtjen dhe lëshimin e raketave tokë-tokë dhe raketave lundruese”. “Ky vend u sulmua dhe figurat e larta që e vizituan atë në të kaluarën u eliminuan gjithashtu”, thotë ai. Defrin shtoi se raketat e ruajtura atje supozohej të lëshoheshin “kundër qytetarëve izraelitë ose edhe kundër forcave të vendeve të tjera perëndimore në Lindjen e Mesme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 2 muaj nga seanca e parë konstituive, a do bëhet Kuvendi me zot shtëpie në tentativën e 32-të? 15/06/2025
Lajme Trump i bindur: Mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje ndërmjet Iranit dhe Izraelit 15/06/2025